Sondazhi i ri për zgjedhjet parlamentare: VV nuk i fiton 50 përqind

Sipas sondazhi të undit i realizuar nga IPSOS të cilin e paraqiti Fisnik Halimi në Klan Kosova, për zgjedhjet e reja parlamentare që do të mbahen më 14 shkurt, VV pritet të dalë partia e parë në zgjedhje por jo me mbi 50 përqind siç pretendonin zyrtarë të saj.

Partia e dytë, sipas sondazhit radhitet PDK, me 20.80 përqind të votave, pastaj LDK radhitet e treta me 15.70 përqind.

AAK me 8.60 përqind të votave, Nisma 2 përqind. Sipas këtij sondazhi iniciativa e Vjosa Osmanit do të marrë 3.20 përqind të votave.

Vlen të theksohet se Besnik Bislimi i VV’së ditë më parë deklaroi se kjo parti ka rreth 56 përqind të votave në zgjedhjet parlamentare.

Ndryshe, zgjedhjet e jashtëzakonshme do të mbahen më 14 shkurt dhe partitë politike do të kenë kohë dhjetë ditë që të bëjnë fushatë elektorale.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu