Sondazhi më i ri: VV 41,60%, PDK e dyta me 20.10 % dhe LDK 16.30%

Një sondazh i kryer javën e fundit nga PiPOS rreth asaj se kënd do të votojnë qytetarët e Kosovës në zgjedhjet e jashtëzakonshme që do të mbahen më 14 shkurt ka nxjerrë si fituese Lëvizjen Vetëvendosje me 41.60 për qind, e pasuar nga Partia Demokratike me 20.10 për qind dhe e treta Lidhja Demokratike e Kosovës me 16.30 për qind.

Sondazhi i PIPOS u publikua në Klan Kosova, që përfshinë 3000 respodentë ka nxjerrë një shifër të lartë të qytetarëve që janë shprehur se do të dalin në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Nga të anektuarit 78.50 për qind e tyre kanë thënë që do të shfrytëzojnë të drejtën e votës.

14.90 për qind e të anketuarve kanë thënë se besojnë që do të dalin, ndërsa 2.90 për qind kanë thënë se s’besojnë që do të dalin në zgjedhje.

Ndërkaq, 3.70 për qind janë shprehur se nuk do të dalin në votime në asnjë mënyrë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu