Sonte, Big Brother plot surpriza! Festojmë Pavarësinë e Kosovës me Albina Kelmendin, nga kush do të surprizohet Heidi?

Spektakli më i ndjekur në Shqipëri, Big Brother VIP, premton edhe këtë të shtunë t’ju mbërthejë para ekranit të Top Channel.

Me plot surpriza dhe të papritura, do të zbulojmë se kush do të largohet mes Eglës, Endrikut dhe Françeskës.

Pritet edhe një televotim për tre më të preferuarit dhe një formulë e re interesante nominimesh, për t’u mos u humbur.

Nga kush do të surpriozohet Heidi? Vëllai i Madh ka rezervuar një surprizë emocionuese për të, ndërsa Pavarësinë e Kosovës do ta festojmë së bashku me Albina Kelmendin dhe Band.

Ju mund të votoni se kë doni të shpëtoni, nga Shqipëria me SMS 56666, Kosova 55099, Maqedonia e Veriut 144332, Zvicër 4636, Greqi 54534, Francë 71717 dhe nga Gjermania 82555.

Po ashtu, ju mund të votoni online ose nga ‘My Vodafone App’.

Spektaklin do të keni mundësi ta ndiqni në transmetimet e Top Channel, në dy kanalet e dedikuara të DigitAlb.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu