Sonte mbyllet Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit

Prej sonte në mesnatë Aeroporti i Shkupit do të mbyllet për të gjitha fluturime komerciale. Gjatë ditës së sotme janë paralajmëruar 22 fluturime, kryesisht nga Beogradi dhe qyteti zviceran i Cyrihut.

Qeveria me 16 mars vendosi të mbyll plotësisht Aeroportit si masë mbrojtëse nga shpërndarja e gripit pandemik. Ditëve në vijim do të lejohen fluturimet vetëm për avionët e shtetit ata ushtarak, avionët humanitarë dhe medicinal si dhe avionët kargo. “Për çfardo ndryshimi mbi orarin e punës për Aeroportin Ndërkombëtarë të Shkupit dhe Aeroportin e Ohrit, i cili është mbyllur të dielën, do të informojmë udhëtarët dhe publikun, konfor vendimeve të qeverisë”, thonë nga TAV Maqedoni.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu