Sot bëhet përurimi i pikës kufitare Bellanoc – Stançiq (VIDEO)

Zyrtarë të lartë të Maqedonisë së Veriut dhe të Kosovës sot po e bëjnë përurimin e hapjes së pikës kufitare Bellanocë – Stançiq.

Në hapjen e vendkalimit kufitar fjalime kanë kryeministri Oliver Spasovski, zëvendëskryeministri Sadulla Duraku, zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj si dhe zëvendëskryeministri përgjegjës për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, i cili njëherit është edhe koordinator i Qeverisë për realizimin e këtij projekti. Në këtë ngjarje morën pjesë edhe personalitete të tjera nga të dyja vendet si kryetarët e komunave të Gjilanit, Likovës dhe Kumanovës. Pas fjalimeve të tyre, zyrtarët e lartë shtetëror kanë qenë të parët që kanë bërë kalimin formal të kufirit dhe kanë vizituar ambientet e kësaj pike kufitare.

Video:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu