Sot është ditëlindja e babait që nuk jeton më, Luizi mes lotësh i bën premtimin e ndjerë

Kanë vazhduar dinamikat interesante brenda shtëpisë së “Big Brother Vip Albania”, ku konkurenti që është shndërruar në senzacion, Luiz Ejlli, ka zbuluar se sot është datëlindja babai i tij që ka ndërruar jetë kohë më parë.

Ai këtë e zbuloi në një bisedë me Armaldon.

Sa të dal prej këtu du me shku te vorret. Robi veç kur nuk i ka ja din vlerën, sa kisha dhanë me e pi edhe një kafe me të”, u shpreh Luizi.

Ka nisur i përlotur ky mëngjes në shtëpinë e “Big BrotherVIP”.

Të parët që janë zgjuar kanë qenë Valbona dhe Luizi, teksa të dy kanë kujtuar Efin dhe kanë qarë.

Siç dëgjohet nga biseda e tyre, të dyve u mungon shumë Efi, teksa kanë nisur që sot të ndjejnë mall për të.

Luizi: “Më duket sikur është duke dal nga dera për një kafe”.

Valbona: “Ishte bërë e bukura e dheut dje, do ja bëj rrobat gati një nga një.

Luizi: Unë këtë të keqe kam që qaj një ditë me vonesë.

Valbona: Mua më ka nxjerr mallin e gocës dhe tani do më mungoj shumë”.

Luizi nuk po mbante lotët dhe i fshiu me dorë.

Dukshëm e ka kuptuar se largimi i Efit e ka dobësuar goxha atë, pasi e kishte në krah si lojtare shumë të fortë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu