Sot gjashtë vite pa Arbër Xhaferin

Shkrim nga Msc. Donika Bakiu

“Çdo shoqëri ka heronj dhe oportunistë, flijues dhe utilitaristë. Gjithmonë oportunistët përpiqen të konsumojnë atë që kanë siguruar heronjtë.“ -Arbër Xhaferi, 15.08.2012, Qofsh Dritë e Parajsës!

Arbër Xhaferi ka lindur më 24 janar 1948 në Tetovë. Shkollën fillore dhe gjimnazin e ka kryer në vendlindje. Ka vazhduar studimet në degën e Filozofisë në Beograd ku ka mbaruar me sukses.

Nga viti 1975 deri në vitin 1990 punon në Televizionin e Prishtinës si redaktor përgjegjës dhe komentator i programit të kulturës. Nga mesi i viteve 1990 është ndër të parët që përjashtohet nga Televizioni nga regjimi i Milosheviçit. Pas kësaj periudhe punon si analist në të përjavshmen “Koha” me editor Veton Surroin, në “Forum” që drejtohej nga Adem Demaçi dhe në disa media të tjera shqiptare përfshirë dhe shumë gazeta prestigjioze në botë.Do të vijë viti 1993 kur Arbër Xhaferi do të kthehet në vendlindje, tashmë jo si analist, por si politikan. Në vitin 1994 zgjidhet kryetar partie, me vite udhëheqi PDSH-në.

Ishte një politikan modern shqiptarë, do të kujtohet gjitmonë për shumë gjëra, por sa herë përmendet emri i tij , na shkon në mendje urtësia njerzore dhe thellësia e mendimit gjithëpërfshirës.Sot gjashtë vite askush nuk donte ta besonte , as që donin ta dëgjonim e jo më ti besonim faktit për lajmin e hidhur për ndarjen e Arbër Xhaferit nga jeta. Arbër Xhaferi ishte një diplomat i shquar, dhe këtë tezë e vërteton heshtja dhe qetësia që posedonte ky njeri i madh i kombit tonë .


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu