“Sot ‘Le Monde’ na rradhit si vendi i parë me 66 mijë azilkërkues, kalojmë dhe Afrikën!”

Nuk kanë kaluar shumë javë kur Ministri i Drejtësisë së Francëz vizitoi Shqipërinë dhe foli hapur në lidhje me problemin e azilkërkimit në Francë.

20% e kampeve të refugjatëve në Francë, do të deklaronte Gerard Collomb, janë shqiptarë.

Kryeministri do të premtonte se qeveria e tij do të bëjë gjithçka ka në dorë për të ndaluar dhe frenuar këtë fenomen që ka goditur rëndë Shqipërinë dhe shqetësuar vendet e BE-së, por mesa duket, tentativat dhe realiteti janë larg, pasi vetëm sot, gazeta prestigjoze Le Monde ka shkruar sërish për emigrantët dhe azilkërkuesit shqiptarë.

Lajmin e ka bërë publik përmes një postimi në rrjetin social ish kryeministri Sali Berisha, i cili i referohet një lajmërimi të ardhur nga një studente që jeton dhe shkollohet në Paris.

Sipas gazetës, raporti për vitin 2017 me azilantët shqiptarë është mjaft shqetësues. Azilantët shqiptarë mbajnë vendin e parë me 66 mijë kërkesa dhe lënë prapa të gjitha vendet e botës së tretë, të cilët vijnë pas nesh.

Për më tepër lexoni postimin e Berishës:

Ne vend te miremengjesit per Noriegen nga Parisi!

Studentja dixhitale nga Parisi informon:

Sipas gazetes “Le Monde”

66000 shqiptare kane kerkuar azil politik ne France

Shqiptaret renditen te paret me distance ne kerkesat per azil politik ne kete vend.

Lexoni mesazhin e saj. sb

“Miredita Doktor Berisha.

Studioj ne Paris dhe po lexoja lajmet sot ne mengjes. Shikoni sesi e pershkruan e famshmja “Le monde” pasqyren e shteteve azil-kerkues per 2017. Renditemi te paret me 66 000 azil-kerkues! Vetem ne France!

Afer kemi shtete afrikane natyrisht me me pak azil-kerkues se ne.

Uroj te jeni mire.”


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu