Udhëheqësia e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) sot do të mbajë mbledhje.
Kjo vjen pas zhvillimeve të fundit në skenën politike në Maqedoninë e Veriut, me dorëheqjen e Kryeministrit si dhe paralajmërimin e opozitës VMRO-ASH-AAA-Besa-Levica për shumicë të re parlamentare.
Me fillim nga ora 13:00, pritet të nis mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm të BDI-së, ku pritet të bëhet konstituimi i Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm, zgjedhjen e Këshillit Mbikëqyrës të Këshillit të Përgjithshëm, shpalljen e zgjedhjeve në degët e forumit rinor, si dhe në këshillat vendor dhe degët e Bashkimit Demokratik për Integrim.










