Në Shkup sot do të nënshkruhet Deklarata për bashkimin e forcave opozitare shqiptare.
Deklarata do të nënshkruhet nga liderët e Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari dhe nga partitë opozitare të shqiptarëve, të bashkuar në koalicionin Lidhja Evropiane për Ndryshim – Izet Mexhiti nga Lëvizja Demokratike, Afrim Gashi nga Alternativa dhe Bilall Kasami nga Lëvizja Besa.
Taravari dy ditë më parë bëri të ditur se do të jetë kandidat për president të shtetit dhe kandidatura e tij është propozim i Kryesisë së ASH-së. /INA/