Gjithsej 38 persona të akuzuar dhe të dënuar për ngjarjet e 27 prillit në Kuvendin e Maqedonisë kanë dorëzuar kërkesë për t’u amnistuar. Lajmi është konfirmuar nga Gjykata Themelore Shkupi 1. Ata kanë shtuar se këto kërkesa, janë dorëzuar në Repartin për krim të organizuar dhe korrupsion dhe tek Reparti për krime penale.
Kjo nënkupton se amnisti për 27 prillin kanë kërkuar edhe persona që janë dënuar. Afati për dorëzimin e kërkesave për amnisti nga ana e të akuzuarve për ngjarjet e dhunshme më 27 prill 2017 skadon sot.
Pas përfundimit të afatit për të kërkuar amnisti, Gjykata dhe Prokuroria do të kenë afat prej pesë ditë të përgjigjen kush do të amnistohet e kush jo.










