Sot përpjekja e 23-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Deputetët e zgjedhur më 9 shkurt do të mblidhen sërish sot nga ora 11:00 në Kuvendin e Kosovës në përpjekjen e 23-të për konstituimin e Legjislaturës së nëntë.

Ndryshe të martën nën drejtimin kryesuesit Avni Dehari, seanca serish nuk pati kuorum për vendimmarrje lidhur me komisionin zgjedhor për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit.

Kjo pasi subjektet politike parlamentare, PDK, LDK, Lista serbe dhe AAK-Nisma, nuk propozuan deputetë për anëtarë të këtij komisioni.

Për përbërjen e komisionit, me anëtarët e propozuar në vazhdimet e kaluara të seancës, votuan 54 deputetë, një votoi kundër, ndërsa abstenime nuk pati.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu