Sot vazhdon në Kuvend seanca për ndryshimet kushtetuese

Sot në Kuvend pritet të vazhdojë seanca e nisur dje për ndryshimet kushtetuese. Në seancën e djeshme, kryeministri Zoran Zaev ndër të tjera deklaroi se ky është moment historik për të miratuar ndryshimet kushtetuese dhe për t’i hapur rrugën ardhmërisë euro-atlantike të vendit dhe në emër të kësaj kauze ai u shpreh i gatshëm të zgjasë dorën e pajtimit me opozitën dhe të falë ngjarjet e 27 prillit të vitit të kaluar në Kuvend, njofton Tv SHENJA.

Në anën tjetër, pas këtij mesazhi të kryeministrit reagoi VMRO-ja, e cila vlerëson se fillimisht Zaev duhet t’u kërkojë falje familjeve të të akuzuarve dhe pastaj ata t’i shpallë të pafajshëm, pasi siç vlerësojnë nga VRMO-DPMNE, procesi për 27 prillin është politik, ndërsa të akuzuarit padrejtësisht po mbahen në paraburgim.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu