Spahiu: Nuk ka shtet të Kosovës pa veri të Kosovës.

Analisti dhe profesori Nexhmedin Spahiu ka komentuar zhvillimet në Veri të Kosovës. Ai ka theksuar se nuk do të ketë shtet të Kosovës pa veri të Kosovës.

“Të gjithë idiotëve dhe tradhtarëve të kombit që flasin për ndryshim kufijsh të Kosovës mbi vijat aktuale etnike duhet t’u shtrohet pyetja se si do të funksionojë gjysma e Kosovës (Mitrovica, Vushtrria, Prishtina , Obiliqi, Fushë Kosova, Drenasi, Skënderaj) pa ujë që u vjen nga veriu I Kosovës? Si do të funksionojnë termoelektranat e Obiliqit pa ujë që u vjen nga veriu I Kosovës? Si do të funksionojë Kosova pa energji elektrike?

Ironia më e madhe është me ata që janë të gatshëm të heqin dorë nga veriu i Kosovës e që pretendojnë se e kanë çliruar Kosovën apo ata që përpiqen ta mbrojnë mitin e rrejshëm të çlirimtarëve të rrejshëm”, ka shkruar Spahiu.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu