Spahiu: Xhaferi na e la pas bërllogun më të madh politik në Maqedoni, Menduh Thaçin

Analisti nga rradhët e BDI-së Artin spahiu, ka reaguar i revoltuar në rrjetin e tij social Facebook lidhur me një deklaratë që ai kishte bërë lidhur me liderin e PDSH-së.

Në vazhdim mund të lexoni të plotë postimin:

“Nuk po më lenë as edhe të pushoj
Sqarimi i fundit:

Me këtë emër (Altin Spahiu), një shkronjë ndryshe nga emri im, që për të disatën herë shkruajnë dhe kanë për qëllim masa të aludon në mua, si një ndër mbrojtësit më të mëdhej të Ali Ahmetit, për të krijuar diversitetin mes nesh të BDI-së, janë abuzuar duke degraduar komplet mediat shqip në Maqedoni.

Ata që më njohin, më së miri i dinë dy gjëra:
-se unë në BDI do të jem gjersa të jetë Ali Ahmeti dhe do të jem besnik i tij gjer në frymën e fundit dhe

– Arben Xhaferin , edhe pse si teoricient politik kishte vlerat e tij, unë kurrë nuk mund të them asnjë fjalë të mirë për X arsye, por arsyeja kryesore është se ai si politikan na solli, e mbajti, bashkëudhëhoqi dhe na e la pas bërllogun më të madh politik në Maqedoni, Menduh Thaçin. Por këtu ka edhe diçka thetër, nëse e lëvdoj Arben Xhaferin duhet ta ofendoj popullin, shqiptarët si një popull i zgjuar që kurrë nuk e përkrahën atë.”


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu