Spanja e ‘lëshon bajrakun’, ja si i referohet tani Kosovës

Federata e Futbollit të Spanjës, është ‘dorëzuar’ përballë shtetit të Kosovës, me herët kjo federatë i referohej Kosovës vetëm si Prishtinë, ndërsa sot në njoftimin që ka bërë kjo federatë për përballjen me vendin tonë, ju ka referuar si Kosovë.

Edhe pse gjatë ditës së djeshme, Federata e Futbollit të Spanjës e kishte injoruar termin ‘Kosovë’, sot në një postim në profilin zyrtar në Twitter, kjo federatë ka paralajmëruar ndeshjen me emrin e plotë të shtetit tonë.

Trajneri i Spanjës, Luis Enrique, tha dje që ata kanë ardhur të luajnë futboll e jo të bëjnë politikë. Tutje duhet thënë se Kosova do të përballet me Spanjën sonte në ora 20:45.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu