Spanja njeh zyrtarisht shtetin palestinez

Edhe zyrtarisht, Qeveria spanjolle ka njohur shtetin palestinez, kështu ka bëtë të ditur ministri i Jashtëm José Manuel Albares përmes një konference për media.

kryeministri spanjoll Pedro Sanchez tha se njohja e Palestinës është e vetmja mënyrë për të arritur paqen dhe shtoi se Spanja i bashkohet më shumë se 140 vendeve që tashmë e njohin Palestinën.

Spanja, Irlanda dhe Norvegjia secila njoftuan publikisht planet më 22 maj se do të njihnin zyrtarisht shtetin palestinez të martën.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu