Spartak Ngjela paralajmëron “boom” dorëheqjesh dhe bën deklaratën “bombë” ndaj kryeministrit Rama

Avokati Spartak Ngjela, i ftuar në studion e “Top Talk”, për të folur për Reformën në Drejtësi dhe ngritjen e SPAK, tha se hetimet duhet të nisin nga kryeministri Edi Rama.

Duke e cilësuar strukturën e SPAK si të kompletuar juridikisht, Ngjela tha se puna e Prokurorisë së Posaçme duhet të nisë me hetimin e pasurive dhe më pas me çështjet e tjera.

Deklarata e Ngjeles:

“Vettingun e politikës e bën Prokuroria e Posaçme me gjithë Byronë Kombëtare të Hetimit. 60% e ketyre do ikin.

Në politikën e madhe ka vlerë kur do filloj hetimi i Ramës. Nuk mund të fillosh nga opozita pa kaluar nga mazhoranca. Nuk kanë shpëtim këta.

Gjithë të korruptuarit, sapo fillon hetimi do japin dorëheqjet nga postet. Duke qenë në hetim nuk mund të jesh Kryeministër.

Do jenë në hetim apo do drejtojnë shtetin. Hetimi mund të zgjasë, 4-5 muaj, si do eci shteti!”, u shpreh Ngjela.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu