Avokati Spartak Ngjela komentoi ngjarjen e shembjes së godinës së Teatrit Kombëtar. Gjatë një interviste për “A2”, Ngjela bëri me faj të dyja palët dhe sipas mendimit të tij godina duhej të shndërrohej në muze, por “nuk vlente si muze”.
Për sa i përket artistëve që kanë protestuar, sipas tij gabimi i tyre ka qenë “mungesa e unitetit”, ku një pjesë e mirë e botës së artit nuk e ka përkrahur protestën sepse “vuanin për një sallë”.
Sipas tij, padyshim do të ketë një pasojë ligjore për shembjen, por tani komuniteti artistik duhet të përqendrohet te një tjetër fazë. “Ata duhet të jenë bashkë dhe t’i bëjnë presion shtetit në mënyrë që të ndërtojë një teatër të shtrenjtë, me të gjitha komoditetet”.










