Spasovski i uron sukses Vuçiçit në mandatin e ri

Kryeministri Oliver Spasovski në profilin e tij në Fejsbuk i dëshiroi sukses në mandatin e ri Partisë Përparimtare Serbe (SNS) të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, pas fitores së mbrëmshme në zgjedhjet parlamentare në Serbi.

“Në zgjedhjet e mbajtura në Serbi, presidenti Vuçiq dhe SNS e fituan përkrahjen e qytetarëve. U dëshirojmë sukses në mandatin e ri. Gjatë periudhës së ardhshme, presim që bashkëpunimi i deritanishëm të intensifikohet dhe thellohet në interes të qytetarëve të të dy shteteve dhe zhvillimit dhe stabilitetit të rajonit tonë, e me këtë edhe përshpejtimi i integrimit në Bashkimin Evropian”, ka shkruar Spasovski në profilin e tij në Fejsbuk.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu