Gjykata Speciale ka dorëzuar aktakuzë ndaj Presidentit të Kosovës Hashim Thaçit e kreut të PDK-së Kadri Veseli.
”Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) iu ka paraqitur Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) një aktakuzë me dhjetë pika për shqyrtim prej Gjykatës”.
”Hashim THAÇI, Kadri VESELI dhe të tjerë akuzohen për një sërë krimesh kundër njerëzimit dhe krimesh lufte ndër të cilat, vr asje e paligjshme, zhdukje e detyruar e personave, përndjekje dhe tortura”.
”Në Aktakuzë pretendohet se Hashim THAÇI, Kadri VESELI dhe të dyshuar të tjerë janë penalisht përgjegjës për afërsisht 100 vr asje të paligjshme. Krimet e paraqitura në Aktakuzë përfshijnë qindra viktima të identifikuara shqiptarë, serbë dhe romë të Kosovës dhe kundërshtarë politikë”.










