Specialja e kërkon, Gruevski me Borkicën feston

Ish kryeministri Nikolla Gruevski nuk u paraqit në Prokurorinë Speciale publike lidhur me rastin “Talir”, sepse nuk e ka pranuar ftesën, portale të afërta me liderin e VMRO-DPMNE-së, publikuan se Gruevski është në udhëtim jashtë shtetit me bashkëshorten Borkicën dhe fëmijët e tyre.

Portali Vistina publikoi se sivjet mbushen 10 vite nga martesa e dytë e Gruevskit dhe se për këtë arsye ai me familjen kanë udhëtuar në pushim të shkurtër, transmeton Gazeta Lajm.

“Siç marrim vesh, sivjet janë mbushur 10 vite nga martesa e tyre, dhe sipas gjitha gjasave ky udhëtim i shkurtër do të jetë kompensim i vogël i Gruevskit për mungesën e vazhdueshme në familje gjatë periudhës së kaluar”, shkruan ky portal i afërt me VMRO-në.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu