Specialja godet me aktakuzën e parë, ja për cilin kryetar komune

Prokuroria Speciale Publike ka ngritur aktakuzë për rastin “Transportuesi” ku i dyshuar kryesor është kryetari i komunës së Manastirit, Vlladimir Taleski. Lajmi bëhet i ditur nga kjo prokurori, duke theksuar se akti është dorëzuar në Gjykatën penale në Shkup para festës së Pashkëve.

Siç bëhet e ditur, Taleski dyshohet se bashkë me 22 persona tjerë kanë keqpërdorur transportin publik të nxënësve, duke shkaktuar një dëm prej 360 mijë euro. Ndaj Taleskit ishte dhënë masa e sigurisë e arrestit shtëpiak për këtë çështje. (INA)


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu