Spikerja shqiptare: Politikanët më ngacmojnë, më kërkojnë numrin e telefonit (FOTO)

E ftuar së fundmi në emisionin “Soiree” me Jonida Shehun në Top Channel, spikerja e njohur e lajmeve, Anjola Hamzaj ka folur edhe për jetën e saj, dhe karrierën në fushën e televizionit.

Spikerja ka përmendur edhe rolin që luan bukuria në ndërtimin e karrierës së saj. Me sytë e kaltër dhe një bjonde, Anjola gjithmonë ka tërhequr vëmendjen e publikut. Gjithashtu Anjola ka zbuluar se pas intervistave që ka zhvilluar me të ftuar në studion e lajmeve, personazhe të caktuar i kanë kërkuar numrin e telefonit.

“Sa nga të ftuarit e tu në studion e lajmeve të kanë ngacmuar, të kanë kërkuar numrin e telefonit pasi kanë mbaruar intervistën?”, e ka pyetur Jonida Shehu.

“Shumë. Të ngacomojnë, nuk të gënjej, por shohin edhe se si komportohesh gjatë intervistës”, është shprehur ajo.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu