Stafeta i kalon Truss, Johnson mban fjalimin e lamtumirës: Putini nuk mund ta shantazhojë Britaninë

Boris Johnson po mban mëngjesin e kësaj të marte fjalimin e tij të lamtumirës, ku d t’i dorëzojë detyrën Liz Truss, e cila u zgjodh dje kryeministrja e re e Britanisë dhe njëkohësisht liderja e konservatorëve. Përpara godinës së qeverisë, Downing Street Nr 10, ai foli përpara të pranishmëve dhe tha se pas disa orësh do të jetë në Balmoral për të parë Mbretëreshën dhe më pas stafeta do t’i kalojë kryeministres së re, raporton BBC.

Kryeministri vazhdon duke thënë se gara për udhëheqjen e Partisë Konservatore ishte e papritur dhe rregullat u ndryshuan në gjysmë të rrugës. “Por mos e shqetësoni këtë tani për tani,” thotë ai.

Ndër të tjera, Boris Johnson tha se është qeveria e tij realizoi Brexit-in. Ai përmendi gjithashtu edhe faktin që në Britani u realizua përhapja më e shpejtë e vaksinës në Evropë.

Më tej ai shton se furnizimi me armë në Ukrainë, të cilin ai e mbrojti, mund të kishte ndryshuar shumë mirë rrjedhën e luftës në Ukrainë.

Duke folur më shumë për luftën që po zhvillohet, Johnson shënjestroi presidentin rus Vladimir Putin duke thënë se ai nuk mund të shantazhojë apo ngacmojë popullin britanik për krizën e energjisë. “Ai mashtron veten kur mendon se mundet”, thotë Johnson.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu