Stafi i Biden i sigurt: Ai do të jetë presidenti i ardhshëm i SHBA-së

E ndërsa numërimi në SHBA vijon për të nxjerrë fituesin, stafi i Joe Biden shprehet i sigurt se ai do të jetë Presidenti i ardhshëm i SHBA-së. “Ne kemi besim se Joe Biden do të jetë presidenti i ardhshëm i Shteteve të Bashkuara” u shpreh Jen O’Malley Dillon, menaxherja e fushatës së Biden.

Nga dy kandidatët ka pasur reagime në Twitter, fillimisht ishte Trump që u ankua për atë që e cilësoi si zhdukje me magji të votave, ndërsa Biden theksoi se nuk do të ketë asnjë pushim deri në numërimin e votës së fundit.

Sipas “Washington Post”, Biden kryeson me 224 vota elektorale, ndërsa Trump e ndjek me 213, por ende asgjë nuk ka mbaruar. Nevada, Arizona, Pensilvani, Wisconsin dhe Michigan janë disa nga shtetet që vijon numërimi.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu