Sipas raportit të Stajt Deparamentit amerikan, në Maqedoni ende ka simpatizantë dhe anëtarë të Shtetit Islamik. Për shkak presionit ushtarak të ekstremistëve të ISIS në vitin 2016, Evropa ka qenë cak i sulmeve terroriste, njoftoi InfoShqip.
SD kujton se Maqedonia në vitin 2016 ka realizuar 3 aksione të ndryshme antiterroriste, nga të cilat një ka qenë në koordinim me pushtetin e Shqipërisë dhe Kosovës, i cili ka rezultuar me 23 persona të arrestuar në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni.
SD shton se nevojitet të përforcohen kapacitete e Maqedonisë, për parandalimin e akteve terroriste. Në raport gjithashtu thuhet se vendit i mungon një kornizë ligjore për luftë kundër larjes së parave dhe financimin e terrorizmit, ndërsa nuk ka as mekanizma të qarta për implementimin e masave të kombeve të bashkuara./InfoShqip.com










