Stamboll, shembet restoranti buzë detit, klientët bien në ujë (VIDEO)

Paniku ka mbizotëruar në Stamboll, në zonën e Bebekut, për shkak të shembjes së një pjese të një lokali. Siç raporton rrjeti turk Haberler, një pjesë prej dërrase e një restoranti pranë detit u shemb, duke plagosur katër persona. Ata janë dërguar në spital, por gjendja e tyre nuk është shqetësuese.

Në videot që dalin në dritë, shihen njerëz në ujë, duke tentuar të dalin jashtë.

Për momentin nuk janë zbardhur rrethanat e sakta në të cilat ka ndodhur ngjarja, ndërsa operacioni për shpëtimin e atyre që kanë mbetur në ujë po vijon ende.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë ekipet e policisë, zjarrfikësve dhe mjekësore.

Administrata Rajonale e Besiktashit ka lëshuar një deklaratë: “Sot rreth orës 21.00 kanë mbetur të lënduar katër qytetarë nga shembja e ballkonit në një restorant në rrugën ‘Bebek Arnavutköy’”.

“Të lënduarit janë dërguar në spital nga ekipet e urgjencës mjekësore dhe bëhet e ditur se nuk është në rrezik për jetën. Në zonë janë marrë masat e nevojshme të sigurisë dhe ka nisur hetimi”.

VIDEO:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu