Stefi Prifti flet për herë të parë mes lotëve për bashkëshorten e ndjerë

Këngëtari i njohur, Stefi Prifti ishte një nga “opinionistët” e puntatës së sotme në “E ardhmja është vajzë” me Ermira Çaushollin. Si rrallëherë, Prifti ka folur për ndarjen nga jeta të bashkëshortes, Marina.

“Edhe unë kam kaluar një fatkeqësi të madhe në jetë time, ku humba bashkëshorten para 5 vitesh”, – ka treguar Stefi. “ “Kanë kaluar 5 vite. Nuk e di. Ka qenë humbje e madhe. E kam vuajtur. Vazhdoj ta vuaj. Ndoshta do vazhdoj ta vuaj për tërë jetën. Për vajzat e mia ndoshta ka qënë më e vështirë. Është një gjë që nuk kthehet. Nuk bëhet më siç ka qenë. Dhe nuk harrohet kurrë!”, ka rrëfyer këngëtari i njohur.

Stefi ka treguar se ka qenë baba shumë i mirë për vajzat e tij edhe pse mungesa e së ëmës nuk zëvendësohet. Kujtojmë se një vit më parë, vajza e tij Maria u martua në një dasmë të madhe dhe emocionet e këtij momenti Stefi i ndau edhe në studion e “E ardhmja është vajzë”.

Më poshtë mund të ndiqni rrëfimin e plotë të Stefit.

Video:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu