Paratrupatët amerikanë dhe serbë mbajtën ushtrime të përbashkëta ushtarake të premten në Serbi, gjë qeë u shikua me shqetësim nga Rusia, e cila po përpiqet të rrisë ndikimin e saj në Ballkan.
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ndoqi ditën e fundit të stërvitjes katër-ditore që përfshinte hedhje të përbashkëta nga parashutistë serbë dhe amerikanë nga dy avionë të transportit ajror amerikan C-130J Hercules që fluturuan afër kryeqytetit serb, Beograd.
“Ushtrimi i përbashkët kontribuon në aftësitë (ushtarake), por gjithashtu rrit partneritetin dhe miqësinë që nuk është parë gjithmonë në të kaluarën,” tha Vuçiç. “Unë jam mirënjohës për partnerët tanë amerikanë të cilët kanë treguar se në një kohë të shkurtër mund të organizojmë këto aktivitete”.
Në vitin 1999, një bombardim i NATO-s prej 78 ditësh i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara përfundoi gjenocidin serb kundër shqiptarëve të Kosovës, duke e bërë aleancën ushtarake perëndimore shumë të papëlqyeshme mes serbëve.
John Gronski, zëvendës-komandanti i përgjithshëm i Ushtrisë së SHBA-së, tha se ushtrime të tilla me forcat serbe “ndërtojnë gatishmërinë e të dy ushtrive tona dhe kur keni ushtri gati, një rajon mund të jetë më i qëndrueshëm dhe i sigurt“.
Stërvitjet ushtarake amerikane dhe të NATO-s në Ballkan rregullisht nxisin zemërimin nga Kremlini, i cili kundërshton zgjerimin e NATO-s në Europën Lindore ish-komuniste.
Serbia konsiderohet aleati i fundit rus i mbetur në rajon./InfoShqip.com










