Stojanov: Bullgaria pagoi 55 milionë eurot e para për grupin e dytë të avionëve “F-16 block 70”

110 milionë leva (55 milionë euro) janë paguar në llogarinë për mbledhjen e fondeve për projektin për blerjen e serisë së dytë të avionëve luftarakë amerikanë F-16 Block 70, tha ministri teknik bullgar i mbrojtjes, Dimitar Stojanov, transmeton InfoShqip.

Siç njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Sofja, ministri Stojanov pret që Bullgaria deri të mërkurën t’i propozojë Qeverisë që këto mjete të rriten në 170 milionë leva (135 milionë euro).

Mjetet për infrastrukturën e bazës ajrore Graf Ignatievo, ku do të vendoset skuadrilja e ardhshme e avionëve “F-16 Block 70”, do të ndahen në llogarinë e arkëtimit të fondeve“, njoftoi Stojanov.

Pas kryerjes së stërvitjes deri në fund të vitit, grupi luftarak duhet të certifikohet, gjë që do të dëshmojë arritjen e kapaciteteve të plota operative“, shtoi ministri Stojanov./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu