Stoltenberg porosit Kurtin dhe Vuçiçin: Zgjidhin edhe çështjet tjera, NATO dhe KFOR-i mbesin vigjilentë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg e ka mirëpritur marrëveshjen Kosovë – Serbi për kalimin e lirë nëpër kufi. Stoltenberg i ka inkurajuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin serb Aleksandar Vuçiç që t’i zgjidhin edhe çështjet tjera, duke ua kujtuar se NATO dhe KFOR-i mbesin vigjilentë.

“E mirëpres marrëveshjen e lehtësuar nga BE-ja për lëvizjen e lirë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Unë i inkurajoj presidentin Aleksandar Vuçiç dhe kryeministrin Albin Kurti që t’i zgjidhin çështjet e pazgjidhura përmes dialogut politik”, shkroi ai në Twitter.

“NATO-KFOR mbesin vigjilentë”, shtoi Stoltenberg.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu