Policia në Londër ka shpërndarë një video, ku shihet mënyra se si hajnat vepruan në grup, për të kryer një plaçkitje.
Derisa një e re fliste me viktimën për ta hutuar, një tjetër ia ka marrë zarfin nga çanta, ku kishte rreth njëmijë euro.
Me këtë rast, po kërkohet identifikimi dhe ndalimi i keqbërësve, që mund të kenë kryer vjedhje të njëjta edhe herëve tjera.
Në të njëjtë kohë, po kërkohet që gjërat e vlefshme të mbahen sa më afër dhe të bëhet kujdes gjatë bashkëbisedimeve dhe qëndrimit me njerëz të panjohur.