Struganët shkulin tabelën pa gjuhën shqipe

Banorët e lagjes Teferiç në Strugë kanë reaguar ndaj një tabele të re komunikacioni të vendosur në hyrje të rrugës që të çon drejt fshatit Beliçë e Epërme, pasi ajo mungonte tërësisht në gjuhën shqipe, raporton portali Strugalajm.

Si shenjë proteste, banorët e kanë hequr tabelën, duke e cilësuar këtë mungesë si shkelje të ligjit dhe njëkohësisht si provokim.

“Nuk e dimë nëse tabela është vendosur nga pushteti lokal apo nga ndërmarrja përkatëse e rrugëve, por mungesa e gjuhës shqipe është e papranueshme,” kanë thënë banorët për Strugalajm.com.

Ata theksojnë se përdorimi i gjuhës shqipe në tabela të tilla është i garantuar me ligj, sidomos në zona ku shqiptarët përbëjnë një përqindje të konsiderueshme të popullsisë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu