Strugë: Këmbësorët rrezikojnë jetën, makinat parkohen në trotuare (FOTO)

Komuna e Strugës dhe pushteti qendror akoma nuk i kanë marrë masat e duhura për të ndalur haosin në trafik dhe rrëmujën  e tmerrshme të makinave që po krijohet tani në mes të sezonit veror në këtë qytet turistik.

Fluksi i madh i shumë mërgimtarëve dhe pushuesve  në këtë qytet shkakton haos të madh në trafik,makinat parkohen nëpër trotuare,sokake,oborre shtëpish,madje u zënë edhe derën e shtëpisë!

Kjo situatë e krijuar prej vitesh në këtë qytet, asesi të gjejë zgjidhjen e duhur nga organet komunale dhe qendore,mbase edhe neglizhenca e tyre po e stërngarkon këtë haos duke shëmtuar akoma më shumë bukurinë përrallore që ka Struga.

Komuna dhe pushteti qendror  prej shumë vitesh ja hedhin fajet njëra tjetrës për moskoordinim me njëra tjetrën për të evituar këtë panoramë të keqe.

Mungesa e parkingjeve të mjaftueshme detyron qytetarët që të parkojnë makinat ” ku të duan ata ”,madje duke e rrezikuar edhe jetën e këmbësorëve! /InfoShqip.com

 

st2st1


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu