Studentja që njeh vetëm notën 10! Ekselentja e diplomuar për mjekësi me ofertë nga Gjermania

Kjo është Aurela Kullolli. Nga sot asaj nuk do t’i duhet të studioj më librat e shkollës, pasi 24 vjeçarja përfundoi me rezultate të shkëlqyera studimet universitare.

Aurela ka përfunduar ciklin e dytë të studimeve të larta Master Shkencor në degën e mjeksisë me mesatare 10.

Nga klasa e parë e deri në momentin e diplomimit Aurela kurrë nuk ka marë një 9-të. Arsyeja se përse u bë mjeke, ishte sëmundja e babait të saj.

“Kur kam qen e vogël babi ka vujatur nga veshkat. Ta shikoja babin që ishte forca më e madhe shtëpisë në gjendje të sëmurë në spital më vinte shumë keq dhe ndjehesha e pafuqishme. Kur shikoja mjekët me përparse të bardha më dukeshin si engjëj. Domëthënë figura më pranë Zotit. Zoti ka fuqinë e krijuesit, kursë doktorri është disa hapa mbrapa tij duke shërbyer si një shpresë për njeriun dhe sëmundjen”– tha Aurela Kullolli.

Ekselentes shqiptare shteti gjerman i ka ofruar bursë dhe mundësi punësimi. Edhe pse Aurela e do shumë Shqipërinë, përsëri oferta është tepër joshëse.

“Shqipëria më pëlqen që të jap kontributin tim, por duke parë kohët e fundit thirrjen për aplikime për studentët ekselent vendet e punës në administrat nëse i shikon nga pikëzimi, pikët më të larta i merr një student që ka kryer një universitet jashtë shtetit. Po të shikosh rënditjen në maturën shtetërore unë kam qenë tek 5 maturantët më të mirë, dhe të nënvlerësohesh sepse nuk ke pasur mundësi të studiosh jashtë shtetit është krim. Kështu që sapo të kem një mundësi për jashtë shtetit do ta shoh” – u shpreh ekselentja./TCH


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu