Studimet Master: UEJL më shumë studentë edhe se Universitetet publike

Në një postim që ka bërë dekani i fakultetit të Biznesit dhe Ekonomisë në UEJL, akademiku Izet Zeqiri prezantohen të dhënat se si ka qenë numri i të rregjistruarëve në studimet master në universitetet e Maqedonisë gjatë vitit 2017.

UEJL me 704 student (32%) të rregjistruar në studimet master në vitin akademik 2017-18 rangohet e dyta dhe është vetëm pas Universitetit “Kirili dhe Metodi” që në këtë vitë akademik ka rregjistruar 914 studentë ose 42 % nga numri i përgjithshëm.

Në vend të tretë është Universiteti i Tetovës me 230 student të rregjistruar master (11%), pastaj radhitet Universiteti Kliment Ohridski me 187 student (9%), dhe Universiteti “Goce Dellçev” me 138 student ose 6 %.

Edhe më e theksuar është dallimi i UEJL-së karshi universiteteve tjera kur bëhet fjalë për universitetet private. Kështu sa i përket universiteve private UEJL ka 59 % tu numrit të studentëve që janë rregjistruar në master gjatë vitit akademik 2017-18.

Këto të dhëna tregojn se kur shuma e pagesës së semestrave është përafërsisht e njëjtë në të gjitha universitet (si ato publike ashtu edhe në ato private), studentët në Maqedoni dhe rajon vlerësojnë stafin dhe kushtet që ofrohen në UEJL dhe i ndjekin studimet në programet studimore dhe fakultetet e UEJL-së.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu