Stuhi dhe rrufe, të hënën troket dimri

Dimri pritet të vijë në kuptimin e plotë të fjalës gjatë javës së ardhshme në vendin tonë. Duke filluar nga e hëna deri në fundjavë, thuajse i gjithë vendi do të karakterizohet nga reshje të dendura shiu si edhe stuhi rrufesh kryesisht në jug-lindje dhe veri-perëndim për shkak të rrymave ajrore që vijnë nga kontinenti Europian, raporton Albeu.com.

Ndërkohë që në pjesë të tjera të vendit priten reshje të dendura dhe rrufe, kryesisht në zonat bregdetare në jug të vendit parashikohen edhe stuhi gjatë ditës së premte.

Meteorologët grekë bëjnë thirrje për pjesën detare të veriut të Greqisë, por edhe të vendit tonë që banorët të shmangin futjen me varka të vogla të det si edhe të marrin masat për pritjen e cikloneve të vegjël që mund të shkaktojë dëme materiale.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu