Suarez pritet të mungojë tri javë

Sulmuesi i Atletico Madridit, Luis Suarez pritet të qëndrojë për tri javë jashtë fushës për shkak të lëndimit të këmbës. Lëndimin e Suarezit e ka konfirmuar edhe Atletico të mërkurën por nuk ka bërë të ditur se për sa kohë do të qëndrojë uruguaiani jashtë fushës.

Klubi spanjoll ka thënë se Suarezi do t’i nënshtrohet edhe testeve tjera për të konfirmuar shkallën e lëndimit të tij. Mësohet se Suarez është dëmtuar në stërvitjen e së mërkurës dhe do t’i mungoj Atleticos në duelin e fundjavës kundër Real Betisit.

Megjithatë, ai pritet të mos jetë në gjendje të luajë edhe kundër Eibarit e Huescas. Suarez para fillimit të këtij edicioni iu bashkua Atleticos nga Barcelona dhe këtë sezon ka 19 gola në 26 ndeshje në La Liga.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu