Subhi Jakupi: Jemi të lodhur nga presionet, nuk ka kushte normale për punë

Komisioni Shtetëror Zgjedhor është duke diskutuar për ankesën e LSDM-së në vendvotimin numër 2013 në njësinë zgjedhore numër 6 në fshatin Tearcë.

Ashtu si u sqarua në fillim të votimit ka munguar një fletëvotim me numrin 1534020 e cila më andej është gjetur në kuti. Fletëvotimi është dëmtuar së bashku me numrin seria që vërteton se është shkelur ligji. Vëzhguesi ka dashur që të jap vërejtje në procesverbal, por nuk iu është dhënë mundësia për këtë. Iu është kërkuar që të numërohen të gjitha fletëvotimet, por nuk është lejuar kjo gjë. Para se të nis votimi, fletëvotimet në këtë vendvotim nuk janë numëruar.
Anëtari i bordit zgjedhor, Hristina Tripunovska, ka kërkuar që të numërohen fletëvotimet, por kjo gjë nuk iu është lejuar.
Subhi Jakupi propozoi që të dëgjohet bordi zgjedhor për t`u vërtetuar prej kur ka munguar fletëvotimi dhe kur është vendosur në kutinë e votimit.
“Jemi të lodhur nga presionet prej medieve, nga vet ambienti këtu, ndërsa për presionin prej jashtë të mos flas. Nuk ka kushte normale për punë. Ne këtu as nuk japim as nuk marrim mandate”, deklaroi Jakupi.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu