Sulltani që hoqi dorë nga froni për “mbretëreshën e bukurisë” por u nda nga ajo pa shpjegime

Ka kaluar të paktën një vit, që Sulltani i Kelantanit, Muhamed V mori vendimin e madh dhe kundër rregullave për t’u martuar me Oksana Voevodina, 27 vjeçe, e konsideruar si një “mbretëreshë bukurie” në Moskë.

U duk sikur sulltani hoqi dorë edhe nga froni mbretëror në Malajzi për bukuroshen, por gjërat tanimë kanë marrë fund.

Gjërat edhe pse po ecnin për mrekulli, u krisën Sulltani i Kelantanit e braktisi bashkëshorten e cila ishte shtatzënë, pa i dhënë asnjë shpjegim.

Disa thanë se ai kishte dyshime për atësinë e fëmijës, ndërsa të tjerë, se kishte zbuluar jetën e shthurur të gruas së tij, kur ishte më e re.

Vetë Oksana Voevodina ka vendosur të reagojë duke treguar për Daily Mail se akoma nuk e di arsyen pse janë ndarë.

Madje ajo i ka kërkuar sulltanit që të bëjë një test AND-je nëse dyshon për fëmijën, por mesa duket nuk do të marrë një përgjigje.

Martesa e tyre u shoqërua me polemika, kur media ruse zbuloi se pesë vjet para se të takohej me Faris, Oksana kishte marrë pjesë në një shfaqje të “papërshtatshme” në TV.

Ndërkohë për të treguar edhe njëherë se fëmija është i sulltanit ajo ka publikuar një video ku duket djali, që sipas saj i ngjan plotësisht të atit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu