Si pasojë e një sulmi me raketë ndaj një shkolle në Mosulin perëndimor në Irak, të paktën 81 persona kanë mbetur të vrarë, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas informacioneve të marra nga burimet e sigurisë së Irakut, thuhet se shkolla El-Vela që ndodhet në rajonin 17 Korriku në Mosulin perëndimor, vend ky që ndodhet nën kontrollin e organizatës terroriste, DEASH, është sulmuar me anë të një rakete.
Burimet thanë se në mesin e 81 të vrarëve janë 34 burra, 29 gra dhe 18 fëmijë.
Për shkak të luftimeve mes DEASH-it dhe forcave qeveritare, ende nuk ka informacione për forcat që kanë zhvilluar këtë sulm.
Nga ana tjetër Ali el-Behadili, përmes një deklarate për AA, ka thënë se forcat irakiane kanë ndërmarrë një sulm me raketë në lagjen En-Nexhar, ku si rezultat, është vrarë Habib Abdulxhebar, person ky që njihet si përgjegjës për administratën drejtuese të organizatës terroriste për luftën.