Kanë dalë pamjet e para të sulmit terrorist në Gjermani. Në fotot e publikuara duket furgoni i përdorur nga terroristi, i cili mësohet se është mes të vdekurve.
Autoritetet raportojnë se nga sulmi janë 7 të vdekur dhe më shumë se 30 të plagosur, por këto shifra janë ende provizore.
Policia ka nxituar në vendngjarje dhe ka kërkuar nga njerëzit që të shmangin qarkullimin në zonë. /albeu