Sulmet izraelite në Damask u regjistruan në TV, goditet edhe pallati presidencial

Forcat ajrore izraelite kryen sot sulme të ashpra dhe bombardime mbi objektivat në Damask si hakmarrje për operacionet që forcat qeveritare nën kontrollin e Ahmed al-Shaarës po zhvillojnë kundër Druzëve.

Sulmet u kryen gjatë orëve të fundit, ndërsa më i godituri ishte pallati presidencial në qendër të Damaskut.

Të gjithë sulmin e filmuan kamerat e televizionit shtetëror sirian në transmetim të drejtpërdrejtë.

Prezantuesja në studio u ndërpre nga shpërthimet e para të bombave dhe raketave që u hodhën mbi objektet në Damask.

Gjithashtu edhe një gazetar i terrenit teksa raportonte rreth zhvillimeve kap momentin e bombardimit të selisë siriane të ministrisë së Mbrojtjes.

Duke marrë parasysh se pallati presidencial është vendndodhja ku qëndron presidenti sirian Ahmed al-Shaara, ekzistojnë dyshime se forcat ajrore izraelite tentuan të kryenin atentat ndaj tij me këtë sulm.

Këto sulme përbëjnë hakmarrje izraelite për operacionet e forcave siriane në jugperëndim të vendit gjatë ditëve të fundit, ku forcat besnike ndaj al-Shaarës dje morën nën kontroll qytetin Suweida, që ishte nën kontrollin e Druzëve.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu