Sulmi ajror i Izraelit vret 76 anëtarë të një familjeje në Gaza

Një sulm ajror i Izraelit ka vrarë 76 anëtarët e gjerë të një familjeje në Gaza. Lajmi është raportuar nga Associated Press bazuar në informacionet e zyrtarëve të kërkim-shpëtimit të shtunën.

Sulmi i të premtes në një ndërtesë në qytetin e Gazës është mes sulmeve më vdekjeprurëse të luftës Izrael-Gaza, tha Mahmoud Bassal, një zëdhënës i Departamentit të Mbrojtjes Civile në Gaza.

Bassal bëri me dije një listë të emrave të të vrarëve. 16 prej viktimave ishin kryefamiljarë nga familja Mughrabi. Edhe fëmijë e gra përfshihen mes viktimave.

Mes tyre është edhe Issam al-Mughrabi, një punonjës i Programit të Zhvillimit të Kombeteve të Bashkuara, gruaja e tij dhe pesë fëmijët e tyre.

“Humbja e Issam dhe familjes së tij nga ka prekur të gjithë. OKB-ja dhe civilët në Gaza nuk janë shënjestër. Kjo luftë duhet të marrë fund”, tha Achim Steiner, kreu i agjencisë.

Ndërkohë The Guardian shkruan se sipas informacioneve nga Ministria e Shëndetësisë e kontrolluar nga Hamasi, 201 palestinezë janë vrarë ndërsa 368 të tjerë janë plagosur në Gaza gjatë 24 orë të fundit.

Që prej 7 Tetorit numri i palestinezëve të vrarë ka shkuar në 20 258 ndërsa mbi 53 mijë të tjerë kanë mbetur të plagosur.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu