Në Gjykatën Penale të Shkupit nisi gjykimi kundër Sulejman Lamallarit, personit që Danella Arsovska e ka raportuar në polici se më 11 korrik e ka sulmuar fizikisht, derisa ajo bashkë me ekipin e Qytetit të Shkupit kanë qenë për inspektim në një objekt në Çair.
Lamallari, përndryshe paraprakisht i punësuar në Ndërmarrjen Publike për Gjelbërim, por i përjashtuar nga puna para se të ndodh incidenti, sot para gjykatës u deklarua se nuk ndihet fajtor për veprën penale që i ngarkohet, respektivisht se ka kryer “Dhunë të ashpër” ndaj Arsovskës dhe me këtë i ka shkaktuar lëndim të rëndë trupor, ndjenjë të pasigurisë, rrezikim dhe frikë.
Lamallari, në ditën e incidentit ka raportuar në stacionin e policisë se kishte qenë viktimë e një sulmi fizik nga kryetarja Danella Arsovska.