Sulmi terrorist ndaj policisë në veri të Kosovës, Haradinaj: Duhet hetim ndërkombëtar

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj nëpërmjet një reagimi në rrjetet sociale ka kërkuar hetim ndërkombëtar për sulmin terrorist ndaj Policisë së Kosovës në veri, ku mbeti i vrarë Rreshteri, Afrim Bunjaku dhe u plagosën dy të tjerë.

Haradinaj shkruan se ngjarjet në veri dhe sulmi terrorist mbi Policinë e Kosovës janë pjesë e skenarit të përgatitur nga Beogradi.

Postimi i plotë:

Situata e krijuar si rezultat i përfshirjes së drejtpërdrejt të Serbisë në sulmet e armatosura të grupeve kriminale në veri, kërkon hetim ndërkombëtar!
Ngjarjet në veri dhe sulmi terrorist mbi Policinë e Kosovës, janë pjesë e skenarit të përgatitur në Beograd. Reagimi i Policisë së Kosovës është përmbushje e detyrës për të mbrojtur rendin dhe ligjin. Qëndrimi i Qeverisë së Serbisë dhe rreshtimi i saj krah grupeve kriminale e paraushtarake, është tejet shqetësues në këtë situatë dhe është sinjal i qartë se shteti i Serbisë është përfshirë në sulmet e armatosura të grupeve kriminale në veri.
Prandaj në një situatë të tillë është i domosdoshëm një hetim ndërkombëtar për të zbardhur skenaret e destabilizimit të situatës jo vetëm në Kosovë, por në gjithë rajonin e Ballkanit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu