Sulmohet gazetari i “Tetovasot” Nevrij Ademi nga përgjegjësi i Gjimnazit “7 Marsi”

Gazetari i portalit të njohur të lajmeve “Tetovasot” është sulmuar në detyrë të hënën në mesditë në Shkollën e Mesme të Gjimnazit 7 Marsi në Tetovë.

Rasti është paraqitur edhe tek organet e rendit që kanë qenë në vendngjarje. Për sulmin po ashtu ka edhe një video incizim si dëshmi e kësaj ngjarje të ulët të një sulmi ndaj një gazetari dhe medias së lirë.

Gazetari Ademi u shpreh se dhuna ndaj mediave nuk do të ju shpie atje ku mendoni.

Para pak çastesh në Gjimnazin “7 Marsi” në Tetovë me dhunë më është marrë telefoni dhe të gjitha mjetet e punës dhe është tentuar sulm i dhunshëm fizik tha gazetari Nevrij Ademi.

Rast ky që ndodh vetëm në shtetet me sistem komunist si qyteti i Tetovës për momentin u shpreh ai./TS

Video:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu