Sulm fizik ndaj policisë është shënuar në lagjen Karposh 4 në Shkup. Rasti ka ndodhur të martën në mbrëmje, rreth orës 23 në bulevardin “Aradhat Partizane”.
Gjithçka ka filluar në momentin kur patrulla policore gjatë kryerjes së detyrës ka ndaluar veturën “Ford” me targa të Shkupit të drejtuar nga personi F.A. (34) nga Shkupi, për shkak të shkeljes së rregullave të komunikacionit, shkruan Gazeta Lajm.
Në momentin kur ai ka dalur nga vetura që t’ua dorëzojë dokumentet policëve, një person i panjohur që ka qenë në vendin e ngjarjes, fizikisht e ka sulmuar njërin polic, kurse shoferi F.A. i është bashkangjitur dhe e ka goditur policin. Në atë moment janë grumbulluar edhe disa qytetarë tjerë të cilët e kanë rrethuar veturën policore dhe kanë tentuar t’i pengojnë policët në kryerjen e detyrës.
Për ngjarjen është informuar policia dhe në vend ngjarje kanë arritur forca policore nga Stacioni në Karposh, Gjorçe Petrov, policia e komunikacionit si dhe një ekip policor Alfa dhe me këtë rast është arrestuar personi F.A. Policia njofton se është duke ndërmarrë masa për ndriçim të plotë të rastit.










