Sulmuesi nga Kosova po shkëlqen në Turqi, Cikalleshi e fton në Kombëtaren shqiptare

Sulmuesi nga Kosova, Zymer Bytyqi është duke dhuruar paraqitje të mira në Superligën turke të futbollit me skuadrën e Konyasporit. Bytyqi ka qenë protagonist në fitoren e sotme të Konyasporit ndaj Alanyasporit (1:0), pasi asistoi në golin e realizuar nga sulmuesi i Shqipërisë, Sokol Cikalleshi.

24-vjeçari ishte i përfshirë në listën e gjerë të Përfaqësueses së Kosovës për përballjet e muajit mars, por në atë përfundimtare nuk u përfshij nga trajneri, Bernard Challandes. Bashkëlojtari i Bytyqit te Konyaspori, Sokol Cikalleshi e ka ftuar publikisht atë në Kombëtaren shqiptare.

Cikalleshi përmes një postimi në “Instagram” ka falënderuar Bytyqin për asistimin teksa e ftoi t’i bashkohet “kuqezinjve”.“Goli i vetëm dhe i fitores në ndeshjen e sotme.Faleminderit Zymer Bytyqi, duam në Kombëtaren e Shqipërisë”, ka shkruar Cikalleshi.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu